Mira u përgjigjet mesazheve në WhatsApp dhe Instagram në shqip, me çmimet dhe oraret e tua të vërteta. Rezervon takimin në kalendar dhe i dërgon klientit kujtesë një ditë përpara.
Ky është kalendari i sallonit. Shiko si shtohet takimi kur rezervon.
Asnjë njoftim ende. Mira të shkruan vetëm kur ka nevojë për ty.
Klientët shkruajnë kur u del koha, shpesh pasi ke mbyllur sallonin.
Je mbyllur, por pyetjet për javën që vjen vijnë gjithsesi. Kush përgjigjet i pari, e merr klientin.
Klienti s'vjen në takim kur askush s'ia kujton një ditë përpara.
Na dërgon listën e shërbimeve, çmimet, orarin dhe adresën. Mira përgjigjet vetëm nga këto të dhëna dhe nuk shpik asgjë.
Lidhim llogarinë e biznesit dhe Google Calendar. Takimet që shton vetë me dorë i sheh edhe Mira.
Përgjigjet 24/7, rezervon, dërgon kujtesa. Kur s'e di përgjigjen, ta kalon ty dhe i thotë klientit që do t'i shkruash së shpejti.
“sa osht”, “a ka vend neser”, “ku jeni” — pa ë, me gabime, me fjalë angleze. Mira e kupton dhe përgjigjet me mirësjellje.
Sheh oraret e lira, i propozon klientit 2–3 opsione dhe e shënon takimin direkt në kalendarin tënd.
“Ju kujtojmë takimin nesër në 10:00. Konfirmoni me PO ose shkruani për ta zhvendosur.” Kështu ulen mungesat.
Ankesa, kërkesa speciale ose pyetje pa përgjigje në të dhënat e tua vijnë menjëherë te ti, bashkë me bisedën.
Mira përgjigjet vetëm nga lista që na jep ti. Nëse një shërbim nuk është në listë, nuk hamendëson. Ta kalon ty.
Po. Ti sheh çdo bisedë dhe mund të hysh vetë kur të duash. Mira tërhiqet sapo shkruan ti.
Mira nuk debaton. I thotë klientit që pronari do ta kontaktojë dhe ty të vjen njoftim menjëherë.
Zakonisht një ditë. Lidhja zyrtare me WhatsApp Business kërkon verifikim nga Meta, që mund të zgjasë pak më shumë.
Na lër numrin dhe të telefonojmë brenda ditës për ta ngritur Mirën me çmimet e tua. Pa kartë, pa kontratë.